Ndërlidhjet

SHBA: Vjedhje e paparë e të dhënave bankare


Ish informatori qeveritar, Albert Gonzales, 28 vjeçar, i ka vjedhur informacionet nga afro 130 milionë kartela debituese dhe kreditore, në rastin të cilin prokurorët federalë të Shteteve të Bashkuara, e kanë cilësuar si vjedhjen më të madhe të të dhënave personale.

Sipas autoriteteve, zoti Gonzales, ishte informator i shërbimit sekret amerikan, të cilit i ka ndihmuar në zënien e hakerëve.

Prokurorët kanë theksuar se qëllimi i të akuzuarit ishte që informacioent e vjedhura t’i shiste.

Sipas aktakuzës, i arrestuari Gonzales dhe dy ndihmës të tij rusë, depërtonin në sistemet kompjuterike të kompanive dhe fshehtas i montonin të ashtuquajturit “softuera të këqij”, të cilët më vonë u mundësonin qasje në rrjet dhe vjedhje të të dhënave.

Për akuzat që ngarkohet, Albert Gonzales, mund të dënohet me 20 vjet burgim.
XS
SM
MD
LG