Ndërlidhjet

Tirana i përgjigjet Beogradit


“Kosova është faktor paqeje e stabiliteti rajonal. Lëvizja e lirë e njerëzve dhe mallrave është parakusht për hyrjen në Bashkimin Evropian”, thuhet në deklaratën e MPJ-së së Shqipërisë.

Deklarata ishte në përgjigjje të reagimit të Beogradit zyrtar rreth disa deklaratave të kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha për bashkimin e kombit.

Më tej në deklaratën e MPJ-së thuhet se në bazë të politikës së Shqipërisë është integrimi euro-atlantik i vendit, i Kosovës dhe gjithë rajonit. “Në këtë kuptim bashkëpunimi rajonal është parakusht për integrimin evropian”, theksohet në reagimin e diplomacisë shqiptare.
XS
SM
MD
LG