Ndërlidhjet

Reagime ndaj lirimit te al-Megrahit


Shtëpia e Bardhë ka reaguar ndaj pritjes që i është bërë fajtorit për shpërthimin e aeroplanit në Lokërbi të Skocisë nga ana e Libisë.

“Pamjet që i pamë dje në Libi ishin fyese dhe neveritëse. Ne vazhdojmë t’i shprehim ngushëllimet familjeve që humëbn më të dashurit e tyre si rezultat i kësaj vrasjeje terroriste”, ka thënë zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibs.

Në anën tjetër lideri libian, Muamer Gadaf ka thënë se raportet me Britaninë do të përmirësohen, falë Skocisë, e cila liroi fajtorin e vetëm për shpërthimin e areroplanit në vitin 1988.

Media shtetërore e Libisë, JANA, raportoi se Gadafi e ka lavdëruar kryeminstrin britnaik Gordon Braun dhe mbëtëreshën Elizabetë për “inkurajimin” e autoriteteve skoceze që të lirojnë Abdel Basset al-Megrahin.
XS
SM
MD
LG