Ndërlidhjet

logo-print

Bangladeshi nuk e njeh Kosovën "për momentin"



Bangladeshi nuk do ta njohë Kosovën për momentin, ka deklaruar sekretari i Jashtëm Mohamed Mijarul Kuajes.

“Ne nuk e ndjejmë nevojën që ta njohim Kosovën në këtë moment”, ka thënë ai, duke shtuar se qeveria e tij do t’i marrë parasysh “shumë faktorë” përpara se të marrë një vendim.

“Nëse e njohim Kosovën. Ne sigurisht që do të mbajmë anë. Por nëse jo, atëherë nuk i mbajmë anën askujt”, ka thënë Kuajes.

Ky zyrtar tha se Bangladeshi dëshiron që t’i ruajë marrëdhëniet miqësore si me Shtetet e Bashkuara, ashtu edhe me Rusinë.

Të mërkurën, ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Bangladesh Xhejms Moriarti u takua me ministrin e Jashtëm Dipu Moni, të cilit i kërkoi që Daka ta njohë pavarësinë e Kosovës.
XS
SM
MD
LG