Ndërlidhjet

Kai Eide bën thirrje për durim


I dërguari i OKB-së për Afganistanin, Kai Eide ka bërë thirrje për durim derisa po shqyrtohen të gjitha ankesat lidhur me procesin zgjedhor. Afganistani më 20 gusht zhvilloi zgjedhjet presidenciale. Dy kandidatët kryesorë Hamid Karzai dhe Abdullah Abdullah kanë deklaruar fitoren. Abdullah ka akuzuar presidentin aktual Karzai për keqpërdorime gjatë zgjedhjeve.

Komisioni zgjedhor i ankesave ka marrë 225 ankesa për shkelje të llojeve të ndryshme gjatë votimeve.
XS
SM
MD
LG