Ndërlidhjet

logo-print

Liderët botërorë nderojnë figurën e senatorit Kenedi


Liderët botëtorë kanë shprehur mirënjohje për senatorin e ndjerë amerikan Eduard Kenedi.

Kryeministri britanik Gordon Brown tha se Kenedi, “megjithëse u përball me sëmundje të pashërueshmme, kurrë nuk pushoi së luftuari rreth qëllimeve, për realizimin e të cilave punoi tërë jetën”.

Ish kryeministri britanik Toni Blair e quajti Kenedin “shërbyes të vërtetë civil, i përkushtuar ndaj mirësisë, drejtësisë dhe realizimit të mundësive”.

Kryeministri i Australisë Kevin Rud theksoi se Kenedi i “ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm politikës amerikane, dhe rolit të Amerikës në botë”.

Guvernatori i Kalifornisë, Arnold Shvarceneger tha se Kenedi “ishte i njohur në mbarë botën si luani i Senatit, kampion i drejtësisë sociale dhe ikonë politike”.

“Ai ishte shtylla e familjes sonë”, tha Shvarceneger, gruaja e të cilit Marija Shriver është mbesë e senatorit Kenedi.
XS
SM
MD
LG