Ndërlidhjet

Rasmusen viziton Turqinë


Sekretari i ri i përgjithshëm i NATO-s Anders Fog Rasmusen fillon sot një vizitë dy-ditëshe në Turqi, vizita e tij e parë në një vend anëtar, që kur u vu në krye të alenacës, me gjithë kundërshtimin e Turqisë.

Rasmusen do të takojë presidentin Abdullah Gyl dhe do të marrë pjesë në një iftar të shtruar nga kryeminsitri Rexhep Taip Erdogan.

Udhëheqja e Turqisë ka kundërshtuar emërimin e ish kryeministrit danez në krye të NATO-s, në një masë, për shkak se në vitin 2005, ai mbrojti vendimin e një gazete daneze për të publikuar karikaturat e profetit Muhamed, të cilat ngjallën zemërim në mesin e myslimanëve.
XS
SM
MD
LG