Ndërlidhjet

Seul, Phenian: Të bashkohen familjet e ndara


Koreja Jugore dhe ajo Veriore janë pajtuar që ta rifillojnë programin për bashkimin e familjeve, që ishin ndarë nga konflikti i tyre gjatë periudhës 1950 – 1953.

Ky program ishte pezulluar para dy vitesh për shkak të tensioneve ndërkufitare.

Zyrtarët e Kryqit të Kuq nga të dy vendet, thanë se ky program i bashkimit do të filloj më 26 të muajit të ardhshëm dhe në të do të përfshihen afro 200 familje.
XS
SM
MD
LG