Ndërlidhjet

logo-print

Franca: Serbia të jetë më konstruktive ndaj Kosovës


Franca i ka tërhequr vërejtjen Serbisë se nëse dëshiron, që Parisi ta mbështetë synimin e saj për integrim në Bashkimin Evropian, duhet ta ketë një qasje më “konstruktive” lidhur me sovranitetin e Kosovës.

Ministri francez për çështje evropiane, Pjer Lelush, këtë kumtesë me fjalë të ashpra, e bëri pas takimit me zëvendës kryeministrin e Serbisë, Bozhidar Gjeliq, në Paris.

Ministri Lelush “ka ftuar Beogradin që të adoptoj një qëndrim konstruktiv për Kosovën...dhe të tregoj më tepër realizëm në kuptimin e një pajtimi eventual, derisa vendet e tjera evropiane e kanë bërë”, thuhet, pos tjerash, në deklaratë, raporton AFP.
XS
SM
MD
LG