Organizata Amensti Interneshënel (AI) njoftoi sot se Polonia i ka dhënë status të refugjatit një gazetari rus, i cili ishte dërguar në një institucion psikiatrik, pasi kishte raportuar për shkeljen e të drejtave në Çeçeni.
Një përfaqësues i AI-së tha se gazetarit Evgueni Novojilov i është garantuar statusi i refugjatit para dy javësh. Zoti Nevojilov, këtë status, e kishte kërkuar në shkurt të vitit të kaluar.
Gazetarët e pavarur në Rusi ballafaqohen me presione të panumërta.
Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve ka thënë se gazetaria kritike në këtë vend është në rrezik që “të zhduket”.