Ndërlidhjet

Blushi: Rama po i grabit PS-së kryetarin


Anëtari i Kryesisë së Partisë Socialiste, Ben Blushi, e ka kundërshtuar mbajtjen e Kongresit të Jashtëzakonshëm të PS-së, me dyer të mbylluara.

- Për fat të keq, Partia Socialiste rrezikon të dalë më e dobët pas këtij Kongresi, sepse nuk është me hapin e shoqërisë, e cila kërkon një parti të hapur demokratike, funksionale, që e thotë të vërtetën siç ka ndodhur, tha zoti Blushi.

Lidhur me propozimin e Edi Ramës për mandat katërvjeçar të kryetarit të partisë, komenti i Blushit ishte i shkurtër: “Edi Rama po i grabit Partisë Socialiste kryetarin e saj”.

Në Kongres po marrin pjesë afro 1500 delegatë, ndërsa pika kryesore do të jetë zgjedhja e liderit të partisë.

Zoti Blushi ka kërkuar që pas humbjes në zgjedhjet e përgjithshme, Edi Rama të mos rikandidohet për kryetar të PS-së.

Por, Servet Pëllumbi e ka mbështetur rikandidimin e zotit Rama për postin e kryetarit.
XS
SM
MD
LG