Ndërlidhjet

SHBA: Aleancë e fortë me qeverinë e re japoneze


Shtëpia e Bardhë deklaroi se pret “një aleancë të fortë” me qeverinë e re të qendrës së majtë, që do të krijohet në Japoni.

Në Japoni, në zgjedhjet e përgjithshme të së djelës, fitoi opozita e majtë, duke shënuar largimin e konservatorëve nga pushteti pas 50 vitesh.

Shkalla e lartë e papunësisë dhe recesioni i theksuar i ekonomisë japoneze duket se kanë qenë arsyet e penalizimit të partisë së kryeministrit aktual Taro Aso.
XS
SM
MD
LG