Ndërlidhjet

Tokio: Kryeministri jep dorëheqje nga partia


Kryeministri i Japonisë Taro Aso tha se do të japë dorëheqje nga posti i kryetarit të Partisë Liberal-Demokratike, pasi që pësoi humbje të madhe në zgjedhjet kombëtare.

Zgjedhjet e së dielës rezultuan me një fitore të shumicës së Partisë Demokratike në dhomën e ultë të parlamentit, duke përfunduar një gjysmë shekulli të pushtetit të liberal-demokratëve.

Rezultatet zyrtare ende nuk janë shpallur, por anketat e hershme tregojnë se demokratët kanë marrë 308 ulëse nga 480 sa janë tërësisht.

Yukio Hatojama i demokratëve pritet, që të konfirmohet si kryeministër.

Ai do të ballafaqohet me sifdën e nxjerrjes nga recesioni të ekonomisë së dytë më të madhe botërore dhe të ulë rekordin e papunësisë.
XS
SM
MD
LG