Ndërlidhjet

Serbi: Çmojmë Libinë që nuk njeh Kosovën


Zyra e presidentit serb ka mbrojtur vendimin e Boris Tadiçit për të marrë pjesë në festimet e 40 vjetorit të ardhjes në pushtet të Mohamer Gadafit, udhëheqësit të Libisë.

“Serbia e çmon faktin se Libia, një vend nga vendet më të fuqishme myslimane në botë, nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe mbështet integritetin territorial të Serbisë”, deklaroi zyra e presidentit Tadiç.

Në ceremonitë me këtë rast nuk merrte pjesë asnjë udhëheqës i lartë shtetëror evropian.

Vizita e Tadiçit në Libi u zhvillua disa ditë pas vizitave të tij në Bashkimin Evropian, Rusi, Kinë dhe në Shtetet e Bashkuara, që janë katër shtyllat e politikës së jashtme serbe, ka njoftuar zyra e Tadçit.
XS
SM
MD
LG