Ndërlidhjet

Kabul: Sulm vetëvrasës, 23 të vrarë


Zyrtarët thonë se zëvendëshefi i shërbimit të zbulimit në Afganistan është vrarë në një sulm vetëvrasës në Afganistanin lindor.

Një zëdhënës i guvernatorit të provincës së Lagmanit, ku ndodhi sulmi, tha se Abdullah Lagmani ishte në mesin e 23 personave që u vranë në sulm.

Raportohet edhe për zyrtarë të tjerë të vrarë.

Sulmuesi vetëvrasës hodhi veten në erë jashtë një xhamie në qytetin Mehterlam.

Talibanët morën përgjegjësinë, duke thënë se cak i sulmit ishte Lagmani.
XS
SM
MD
LG