Ndërlidhjet

logo-print

Ingusheti: U vranë tre policë


Autoritetet e Rusisë thonë se nga sulmi me bombë në Republikën jugore, Ingusheti, janë vrarë tre policë dhe plagosur dy të tjerë.

Ministria e brendshme tha se pesë policë ishin në veturën e tyre, kur ajo u godit nga pajisja shpërthyese, afër fshatit Datyk.

Në Ingusheti kanë ndodhur disa sulme me bomba, gjatë asaj që është përshkruar si rritje e dhunës në rajonin e Kaukazit Verior, gjatë muajve të fundit.

Në muajin qershor u sulmua presidenti Junus Bek Jevkurov, ndërsa gjatë gushtit, nga sulmi në një stacion të policisë, u vranë 21 vetë.
XS
SM
MD
LG