Ndërlidhjet

logo-print

Turqi: Gjeorgjia ta lirojë kapitenin turk


Ministri i jashtëm i Turqisë, Ahmet Davutoglu, sot e viziton Tbilisin, me ç’rast pritet se do të kërkoj lirimin e kapitenit të anijes turke, i cili u burgos në Gjeorgji, me akuza se e ka shkelur bllokadën ekonomike ndaj rajonit të Abhazisë.

Anija ishte zënë në fund të muajit të kaluar në Detin e Zi, derisa ajo dërgonte karburante për Akhazi.

Kapiteni është dënuar me 24 vjet burg.

Ministri i jashtëm Davutoglu pritet të takohet me presidentin e Gjeorgjisë, Mihael Sakashvili dhe me zyrtarët e tjerë më të lartë të këtij vendi.
XS
SM
MD
LG