Ndërlidhjet

Çavez vizitë Bellorusisë e Rusisë


Presidenti i Venezuelës Hugo Çavez ka zhvilluar bisedime me presidentin e Bellorusisë Aleksandër Lukashenko, para se të udhëtojë në Rusi.

Çavez, i cili gjatë një turneu ndërkombëtar ka vizituar edhe Iranin, i tha Lukashenkos se i sjell të fala nga “boshti i së keqes”.

Ish presidenti amerikan, Xhorxh Bush në vitin 2002 i quajti Irakun, Iranin dhe Korenë Veriore “bosht të së keqes”.

Gjatë ditës, Çavez udhëton në Rusi, ku do të takojë presidentin Dmitri Medvedev dhe kryeministrin Vladimir Putin.

Që të dy palët pritet të diskutojnë mbi marrëveshjet për gaz dhe naftë.

XS
SM
MD
LG