Ndërlidhjet

KGJK: Gjendja në gjykata- alarmante


Këshilli Gjyqësor i Kosovës pasi ka shqyrtuar raportin statistikor për gjashtëmujorin e parë të këtij viti, ka vlerësuar se gjendja në gjykatat e Kosovës është alarmante.

Mangësitë e vërejtura sipas Këshillit janë: mosdefinimi i qartë i çështjeve në ligjet materiale dhe ato procedurale dhe mungesa e legjislacionit në sfera të caktuara, mosefikasiteti i organeve dhe institucioneve shtetërore në përmbushjen e detyrave nga kompetenca e tyre, numri i pamjaftueshëm i gjyqtarëve për të përballur zgjidhjen me kohë të lëndëve në gjykatë, numri i pamjaftueshëm i prokurorëve, kushtet e punës, numri i vogël i bashkëpunëtorëve dhe praktikantëve, numri i vogël i ekzekutuesve, çështja e adresave, çështja e dëshmitarëve, pasojat e luftës, buxheti i limituar për punësimin e stafit të nevojshëm dhe shumë mangësi tjera.

Sipas një njoftimi për media, KGJK vlerëson se këta faktorë bëjnë të pamundur zgjidhjen e lëndëve në gjykatat e Kosovës.

Këshilli ka miratuar raportin statistikor, si dhe ka aprovuar dorëheqjet e tre gjyqtarëve.
XS
SM
MD
LG