Ndërlidhjet

Obama: Të reformohet kujdesi shëndetësor


Presidenti amerikan Barak Obama, thotë se çmimet e larta të kujdesit shëndetësor janë në themel të deficitit buxhetor të Shteteve të Bashkuara.

Gjatë fjalimit të tij në Kongres, zoti Obama u angazhua për një plan të reformës së kujdesit shëndetësor, në të cilin do të përfshihej edhe opsioni i sigurimit publik, për ata që këtë gjë nuk e kanë.

Ai tha se çmimi prej 900 miliradë dollarëve gjatë 10 viteve, do të paguhej nga kursimet brenda sistemit shëndetësor dhe nga çmimet e planeve më të shtrenjta të ofruara nga kompanitë e sigurimeve.

Afro 50 milionë amerikanë nuk kanë sigurim.

Republikanët e kundërshtojnë “opsionin publik”, ndërsa edhe demokratët e presidentit Obama, janë të ndarë lidhur me këtë propozim.
XS
SM
MD
LG