Ndërlidhjet

Lubjana, Zagrebi afër marrëveshjes


Kryeministrja e Kroacisë Jadranka Kosor dhe homologu i saj slloven Borut Pahor, do të bisedojnë sot në Lubjanë mbi zgjidhjen e problemit kufitar mes dy vendeve.

Mediat kroate kanë njoftuar jozyrtarisht se kontesti mes Kroacisë dhe Sllovenisë mbi kufirin është zgjidhur dhe se Lubjana brenda ditëve do të zhbllokojë bisedimet për anëtarësimin e Kroacisë në BE.

Për më tëper se dy dekada kontesti rreth kufirit kroato-slloven ka qenë pengesë e madhe në rrugën e Zagrebit kah BE.

Sllovenia nga dhjetori ka bllokuar hapjen e kapitujve të ri të bisedimeve mes Zagrebit dhe Brukselit dhe i ka mbyllur, ata që tashmë janë shqyrtuar.
XS
SM
MD
LG