Ndërlidhjet

Vazhdojnë dallimet mes SHBA-ve e Izraelit


Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara kanë dallime lidhur me kushtet që duhen krijuar para rifillimit të bisedimeve me palestinezët. Deklarata e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanjahu u bë në Jerusalem.

Netanjahu tha se shpreson që të ngushtohen sa më shumë që është e mundur dallimet mes dy palëve. Uashingtoni kundërshton ndërtimet e reja, apo zgjerimin e kolonive ekzistuese hebreje, në territoret palestineze. Qeveria Netanjahu ka vazhduar me ndërtimet e tilla, pavarësisht kundërshtimit të hapur të SHBA-ve.

Netanjahu gjatë ditës viziton Kajron, ku do të bisedojë me presidentin egjiptian Hosni Mubarak.
XS
SM
MD
LG