Sot është liruar gazetari i televizionit irakian, i cili u arrestua për shkak se i hodhi këpucët e tij ish presidentit amerikan George Bush.
Muntazer al-Zaidi u lirua pasi vuajti 9 muaj burg.
Pasi doli nga burgu, ai tha se veprimi i tij kishte për qëllim protestën kundër “pushtimit” amerikan të Irakut pas invazionit në vitin 2003.
Zaidi i hodhi këpucët e tij Bushit gjatë një vizite lamtumirëse që ish presidenti i bëri Irakut në dhjetorin e kaluar.