Ndërlidhjet

logo-print

OKB: Izraeli shkeli ligjin ndërkombëtar në Gaza



Një raport i Kombeve të Bashkuara ka konstatuar se Izraeli i ka shkelur ligjet ndërkombëtare dhe ka përdorur forcë të tepruar gjatë sulmeve në Rripin e Gazës tetë muaj më parë.

Hetuesi i Kombeve të Bashkuara, Riçard Goldstoun u tha gazetarëve se misioni ka “konkluduar se aksionet që kanë arritur nivelet e krimeve të luftës, dhe në disa raste ndoshta të krimeve kundër njerëzimit, janë kryer nga Forca Mbrojtëse e Izraelit”.

Raporti citon prova se forcat izraelite qëllimisht kanë sulmuar civilë, dhe kanë dështuar të ndërmarrin masa për të minimizuar humbjet e jetëve të civilëve.

Në raport citohen edhe prova se forcat izraelite kanë bërë “shkelje të rënda” të Konventës së Gjenevës.

Izraeli menjëherë e hodhi poshtë raportin duke e quajtur të njëanshëm. Ai tha se hetimi i Kombeve të Bashkuara ishte “i njëanshëm” dhe i ka injoruar mijëra sulmet e Hamasit me raketa.
XS
SM
MD
LG