Ndërlidhjet

Poloni: Dënohet bellorusi për spiunazh


Një gjykatë polake ka dënuar me pesë vjet e gjysmë burg një bellorus nën akuzat se ka spiunuar për Minskun.

43 vjeçari Siarhej Monic është dënuar se ka dërguar “informacione të rëndësishme të sigurisë polake tek shërbimet e huaja infomative”.

Gjykimi është mbajtur prapa dyerve të mbyllura dhe vetëm vendimi është shpallë publikisht.

Monic është arrestuar në Lituani në nëntor të 2008-ës dhe më pas është ekstraduar në Poloni.
XS
SM
MD
LG