Ndërlidhjet

Topolanek kritik ndaj tërheqjes amerikane


Ish kryeministri çek Mirek Topolanek e ka cilësuar si lajm të keq tërheqjen amerikane nga planet për vendosjen e mburojës raketore të SHBA-ve në Çeki e Poloni.

“Mendoj se ky është një lajm i keq. Pas 20 vitesh të ecjes sonë drejt strukturave veri-atlantike, pas pozicionimit dhe të qënit aktiv në këto struktura, procesi po ngadalësohet”, tha Topolanek.

Qeveria e drejtuar nga Topolanek ishte ajo që nënshkroi me administratën amerikane planin për vendosjen e një pjese të mbrojtjes raketore në Çeki.
XS
SM
MD
LG