Ndërlidhjet

Ahmedinexhad: S'na duhen armë atomike


Presidenti iranian Mahmud Amhedinexhad ka thënë se vendi i tij nuk ka nevojë për armë bërthamore.

Në një intervistë për një televizion amerikan, Ahmedinexhad, megjithatë, refuzoi të përjashtojë tërësisht mundësinë e pajisjes së Iranit me armë bërthamore në të ardhmen.

Komentet e tij vijnë pak javë para bisedimeve me SHBA-në, Kinën, Rusinë, Britaninë, Francën e Gjermaninë.

Gjatë kësaj jave, sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton tha se më 1 tetor, Irani “pikë së pari”, duhet t’u përgjigjet shqetësimeve në lidhje me programin e tij bërthamor.
XS
SM
MD
LG