Ndërlidhjet

Besimtarët myslimanë festojnë Bajramin


Myslimanët në mbarë botën sot festojnë festën e Bajramit, që përkon me përfundimin e muajit të Ramazanit.

Presidenti amerikan Barak Obama ka uruar besimtarët myslimanë duke theksuar se përmes bamirësisë sot të gjithë beismtarët do të mund të festojnë, pavarësisht situatës së tyre ekonomike.

Edhe sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Klinton ka uruar besimtarët myslimanë.

"Ashtu siç e tha dhe presidenti Barak Obama në Kajro, Shtetet e Bashkuara kërkojnë një fillim të ri me myslimanët në të gjithë botën. Ky fillim I ri bazohet në interesat e përbahskëta dhe respektin e ndërsjelltë. Ne e dime se me njerëzit që besojnë tek Zoti kemi më shumë gjëra të përbashkëta se sa dallime. Ashtu si Ramazani që na afron, le ta ruajmë shpirtin e komunitetit gjatë gjithë vitit për të arritur synimet tona që lidhen me paqen, përparimin dhe stabilitetin”, tha Klinton.
XS
SM
MD
LG