Ndërlidhjet

Ahmadinexhad: Ai që na sulmon i “ka duart e prera”


Presidenti Mahmud Ahmadinexhad, tha sot se asnjë shtet nuk do të ketë sukses, nëse ndërmerr operacion agresiv kundër Iranit.

Gjatë një fjalimi në televizionin shtetëror, ai tërhoqi vërejtjen se secili që e sulmon këtë vend, do t’i ketë “duart e prera” nga forcat e armatosura iraniane.

Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli nuk e kanë përjashtuar aksionin ushtarak kundër Iranit lidhur me programin e tij bërthamor, për të cilin ka shqetësime se synon prodhimin e armatimit atomik.

Irani i ka hedhur poshtë këto akuza.
XS
SM
MD
LG