Ndërlidhjet

Obama: Izraelitët dhe palestinezët të veprojnë me urgjencë



Presidenti amerikan Barak Obama u ka bërë thirrje liderëve izraelitë dhe palestinezë që të veprojnë me ndjenjën e urgjencës dhe t’i rifillojnë bisedimet paqësore me qëllim të arritjes së një marrëveshje gjithëpërfshirëse, e cila do të përfshinte formimin e shtetit palestinez.

Obama i bëri këto komente një qytetin e Nju Jorkut, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ku zhvilloi takime me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu dhe presidentin palestinez, Mahmud Abas.

Obama tha se u kërkoi izraelitëve dhe palestinezëve që t’i dërgojnë negociatorët e tyre javën e ardhshme në Uashington për bisedime të mëtejme.
XS
SM
MD
LG