Ndërlidhjet

Irani ndërton uzinën e dytë bërthamore



Irani e ka informuar Agjencinë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore se është duke e ndërtuar uzinën e dytë bërthamore.

Zëdhënësi i agjencisë tha se në 21 shtator, Irani e ka njoftuar trupin e Kombeve të Bashkuara se po ndërton një uzinë, e cila do të prodhojë karburant bërthamor vetëm për elektrana.

Zëdhënësi ka thënë se agjencia ka kërkuar që Irani të ofrojë informata specifike dhe qasje në uzinë sa më shpejt të jetë e mundur.
XS
SM
MD
LG