Ndërlidhjet

Ndalohen fluturimet mbi Mynih



Autoritetet e Gjermanisë sot i kanë ndaluar të gjitha fluturimet mbi Mynih gjatë festivalit të përvitshëm të birrës “Oktoberfest”, pas valës së fundit të kërcënimeve.

Çdo vit, rreth gjashtë milionë vizitorë i mbushin rrugët e Mynihut për të marrë pjesë në festivalin.

Festivali i sivjemë filloi në 19 shtator, ndërsa ndalesa për fluturimet do të jetë në fuqi deri në përmbyllje të festivalit në 4 tetor.

Grupet terroriste islamike, si Al Kaida dhe talibanët kanë transmetuar video dhe audio mesazhe kërcënuese për Gjermaninë në dy javët e kaluara, duke kërkuar që forcat ushtarake gjermane të largohen nga misioni i tyre në Afganistan.
XS
SM
MD
LG