Ndërlidhjet

Filipine: Qeveria apelon për ndihma urgjente



Autoritetet në Filipine kanë bërë apel për ndihma ndërkombëtare ndërkohë që bilanci i të vdekurve nga vërshimet ka shkuar në 140 të vdekur.

Dy ditë pasi stuhia e tmerrshme me shira të rrëmbyeshëm kaloi në kryeqytetin Manila dhe krahinat për rreth, qeveria pranoi se nuk është në gjendje t’ia dalë mbanë me katastrofën dhe kërkoi ndihma urgjente

Ministri i Mbrojtjes, Gilberto Teodoro tha se përveç 140 të vdekurve, 32 persona konsiderohen të zhdukur ndërsa 435 mijë njerëz janë detyruar t’i braktisinë shtëpitë e tyre të pëmbytura uji.
XS
SM
MD
LG