Ndërlidhjet

Polanski kundërshton ekstradimin në SHBA


Regjisori Roman Polanski, i cili gjendet në burg në Zvicër, po kundërshton mundësinë e dërgimit të tij në SHBA për tu përballur me drejtësinë.
Polanski kërkohet nga drejtësia amerikane për veprën penale të marrëdhënieve seksuale me minorene, përkatësisht me një vajzë 13 vjeçare. Ngjarja ka ndodhur ne vitin 1977.

Ekipi mbrojtës i Polanskit po përpiqet të provojë se kërkesa amerikane është e paligjshme. Polanski u arratis nga Shtetet e Bashkuara në vitin 1978 dhe prej atëherë jeton në Francë.

Polanski njihet mes të tjerash dhe për filmin e tij “Pianisti”, fitues i çmimit Oskar.
XS
SM
MD
LG