Ndërlidhjet

Moska: SHBA të garantojë për planin e ri raketor



I dërguari i Rusisë në NATO ka kërkuar nga Uashingtoni garanci, që plani i riishikuar i mburojës raketore amerikane, nuk do ta kërcënojë Moskën.

Dimitri Rogozin tha se sistemi i mundshëm amerikan në anijet e marinës mund të shkaktojë shqetësime në Rusi.

Ai tha se Rusia dëshiron të sigurohet se sistemi amerikan do synojë vetëm raketat me rreze të shkurtër dhe të mesme veprimi.

Presidenti Barak Obama ka hequr dorë nga vendosja e mburojës raketore ne Republikën e Çekisë dhe Polonisë.

Obama ka thënë se në vend të këtyre vendeve, mburoja që, përfshin një rrjet të sensorëve dhe raketave do vendoset në det, ose tokë.
XS
SM
MD
LG