Ndërlidhjet

Irlanda në pritje të rezultateve



Rezultatet e referendumit mbi Traktatin e Lisbonës të mbajtur në Irlandë, pritet të publikohen sot.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, anketat e hershme tregojnë se votuesit kanë votuar në favor të traktatit, i cili do të ndryshojë strukturën udhëheqëse të BE-së dhe do të japë zë më të fuqishëm çështjeve të jashtme të 27 vendeve anëtare të BE-së dhe afër gjysmë miliardë qytetarëve.

Brukseli llogarit në 3 milionë votuesit e Irlandës, në mënyrë që të ratifikojë marrëveshjen, e cila u shtye, pas refuzimit shokues të vitit të kaluar.
XS
SM
MD
LG