Ndërlidhjet

Rezultatet jozyrtare: Irlanda i tha po Traktatit



Rezultatet jozyrtare të referendumit të së premtes në Irlandë, thonë se votuesit i thanë po Traktatit të Lisbonës.

Ministri irlandez i Punëve të Jashtme, Mishell Martin, tha se pret që referendumi të përfundojë me “fitore bindëse” të kampit të Po-së, duke marrë për bazë anketat e hershme.

Rezultatet finale priten më vonë.

Brukseli llogarit në 3 milionë votuesit e Irlandës, në mënyrë që të ratifikojë marrëveshjen, e cila u shtye, pas refuzimit shokues të vitit të kaluar.
XS
SM
MD
LG