Ndërlidhjet

Tre shkencëtarë e ndajnë Çmimin Nobel për Kimi



Treshja e shkencëtarëve nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli e ka fituar Çmimin e sivjemë Nobel për Kimi për kërkimet e tyre në pjesët e qelizave të njohura si ribozome.

Komiteti i Nobelit në Stokholm tha se Venkatraman Ramakrishnan, Tomas Stejc dhe izraelitja Ada Jonath do t’a ndajnë mes tyre në pjesë të njëjta çmimin në vlerë prej 10 milionë kruna suedeze.

Fituesit i shpalli sekretari i përgjithshëm i Akademisë Mbretërore të Shkencave Guner Okuist.

“Këtë vit çmimi shkon për studimet mbi mënyrën se si kodi i ADN-së përkthehet në jetë. Akademia Mbretërore e Shkencave ka vendosur të shpërblejë bashkarisht profesorin Venkatraman Ramakrishnan, profesorin Tomas Stejc dhe profesoren Ada Jonath për studimet e tyre mbi strukturën dhe funksionimin e ribozomeve”, tha Okuist.

Ribozomet janë kyçe për jetën dhe ato prodhojnë proteina, të cilat i kontrollojnë përbërjet kimike në të gjitha organizmat e gjallë.
XS
SM
MD
LG