Ndërlidhjet

Lavrov: Plani i ri amerikan pa rreziqe për Rusinë



Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov tha se plani i ri amerikan për sistemin e mbrojtjes raketore në det, nuk përbën kërcënim serioz për Rusinë, dhe se do t’u japë shtysë marrëdhënieve ruso-amerikane.

Duke folur në qytetin ukrainas Harkiv, Lavrov tha se plani i ri i administratës Obama “nuk krijon rreziqe të tilla”, për të cilat Moska thoshte se dilnin nga plani i ish administratës amerikane për mburojën antiraketore në Evropën Lindore.

Muajin e kaluar, administrata Obama tha se heq dorë nga plani në Evropën Lindore dhe favorizon një sistem të lëvizshëm të bazuar në det.
XS
SM
MD
LG