Ndërlidhjet

Kabul: Konfiskohen 50 tonë opium



Ministria e Mbrojtjes në Kabul tha se forcat amerikane dhe ato afgane kanë konfiskuar sot 50 tonë opium dhe 1.8 tonë heroin, si dhe kanë vrarë 17 kryengritës talibanë në një operacion të përbashkët në Afganistanin jugor.

Zëdhënësi Mohamad Zahir Azimi tha se sasia e drogës së konfiskuar, më e madhja në vitet e fundit, kap vlerën prej 5 milion dollarë.

Ai tha se është konfiskuar edhe një sasi e konsiderueshme e armëve automatike, ndërsa fabrika për prodhimin e drogës është hedhur në erë.
XS
SM
MD
LG