Ndërlidhjet

Poloni: Sinjale të përziera për Traktatin e Lisbonës


Gjatë ditës së sotme nga Varshava ka pasur deklarata kundërthënëse lidhur me çështjen se a do ta nënshkruaj presidenti polak, Leh Kaçinski, Marrëveshjen e Lisbonës për reformimin e Bashkimit Evropian.

Sot më herët, një ndihmës i zotit Kaçinski tha se nënshkrimi do të bëhet këtë të diel, por i vëllai i presidentit, Jarosllav Kaçinksi, njëherësh ish kryeministër, më vonë ka shfaqyr dyshime lidhur me deklaratën se Marrëveshja do të nënshkruhet të dielën.

Prej 27 vendeve të Bashkimit Evropian, vetëm Polonia dhe Çekia ende nuk e kanë ratifikuar këtë traktat, i cili synon reformimin e BE-së.

Presidenti i Çekisë, Vacllav Kllaus, i njohur si euroskeptik, që e kundërshton Marrëveshjen, nuk e ka vënë nënshkrimin, duke pritur derisa Gjykata Kushtetuese të vendosë se a është kjo Marrëveshje në harmoni me Kushtetutën e Çekisë.
XS
SM
MD
LG