Ndërlidhjet

Pakistan: Nga një shpërthim – 40 të vrarë


Raportohet se së paku 40 vetë janë vrarë nga shpërthimi i një makine bombë në qytetin Peshavar në Pakistan.

Një zyrtar lokal tha se nga shpërthimi janë plagosur edhe afro 100 të tjerë.

Peshavari është qyteti kryesor në verilindje të Pakistanit dhe shpeshherë ishte në shënjestër të sulmeve të militantëve të lidhur me talibanët dhe me al-Kaidën.
XS
SM
MD
LG