Ndërlidhjet

Ban: Obama sjell frymë të re dialogu



Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban ki Mun ka mirëpritur dhe uruar presidentin amerikan për marrjen e çmimit Nobel për Paqe.

“Po hyjmë në një periudhë të re të bashkëpunimit shumëpalësh, një periudhë e re ku njerëzimi po përballet me sfida që kërkojnë përpjekje globale të pazakonta.
Obama sjell një frymë të re dialogu dhe angazhim në problemet kryesore të botës, nga ndryshimet klimatike, tek armët bërthamore dhe një morri çështjesh që lidhen me paqen dhe sigurinë. Angazhimi i presidentit Obama për të punuar me Kombet e Bashkuara i jep njerëzve në botë më shumë shpresë dhe prespektiva të reja”, tha Ban.
XS
SM
MD
LG