Ndërlidhjet

logo-print

Pajtohen Turqia dhe Armenia


Turqia dhe Armenia, mbrëmë, kanë nënshkruar në Cyrih marrëveshjen për normalizimin e raporteve të ndërsjella. Marrëveshjen e kanë nënshkruar ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Ahmet Davotuglu, dhe ai armen Eduard Nalbadijan.

Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes ishin të pranishëm edhe sekretarja amerikane e Shtetit, Hilari Klinton, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, dhe ai francez, Bernar Kushner.

Raportet ndërmjet Armenisë dhe Turqisë kanë qenë të tensionuara veçanërisht për shkak të deportimeve masovike dhe vdekjes së më shumë se 1 milion armenëve ndërmjet viteve 1915 dhe 1917, që Armenia e kishte konsideruar gjenocid.

Armenia, tash 20 vjet, ka kërkuar që Turqia të pranojë se vrasjet masovike të armenëve gjatë Luftës së Parë Botërore ishin gjenocid.
XS
SM
MD
LG