Ndërlidhjet

Ftohen raportet Turqi - Izrael


Turqia është tërhequr nga stërvitjet e përbashkëta vjetore ajrore, për shkak të pjesëmarrjes së Izraelit, ka bërë të ditur Tel Avivi.

Në stërvitjet ushtarake, që rregullisht mbahen tash 5 vjet, është dashur të marrin pjesë edhe forcat e Shteteve të Bashkuara, Italisë dhe NATO-s.

Ushtria izraelite ka bërë të ditur se stërvitjet janë shtyrë për një termin tjetër, për shkak të “vendimit të Turqisë për të ndryshuar përbërjen e e pjesëmarrësve dhe që të refuzojë pjesëmarrjen e forcave ajrore të Izraelit”.

Turqia dhe Izraeli bashkëpunojnë në planin ushtarak dhe ekonomik, por marrëdhëniet Ankara – Tel Aviv, vitin e kaluar, u ftohën për shkak të akuzave të kryeministrit të Turqisë, Taip Erdogan, në llogari të Izraelit, për shkak të operacionit në Rrypin e Gazës.
XS
SM
MD
LG