Ndërlidhjet

Valë dhune në Pakistan



Gjatë 24 orëve të fundit Pakistani është goditur nga një valë e re dhune. Persona të armatosur kanë sulmuar ndërtesa ku janë vendosur forcat e sigurisë dhe një sulm vetvrasës ndodhi në veriperëndim të vendit.

Në Lahore janë sulmuar disa stacione policie dhe qendra e Agjencisë Federale të Hetimeve. Së paku pesë persona kanë vdekur nga këto sulme, përfshi policë dhe sulmues.

Nga sulmi vetvrasës në veriperëndim të vendit së paku tetë persona kanë humbur jetën.

Aeroplanë që dyshohet të jenë të ushtrisë amerikane kanë goditur caqe në rajonin e Vaziristanit, pranë kufirit me Afganistanin. Raportohet për katër të vdekur.
XS
SM
MD
LG