Ndërlidhjet

Pakistan: Nga sulmet – afro 30 të vrarë


Nga sulmet e militantëve të dyshuar kundër kapaciteteve policore në Lahore dhe në rajonin e trazuar veriperëndimor të Pakistanit, janë vrarë së paku 30 vetë.

Në Lahore, grupe të armatosura e kanë sulmuar stacionin e policisë dhe dy qendra trajnimi, duke vrarë afro 20 vetë.

Autoritetet thanë se situata tash është nën kontroll, pas një lufte, e cila ka zgjatur për disa orë.

Në mesin e të vrarëve ishin edhe 10 militantë të dyshuar, ka njoftuar policia.

Në pjesën verilindore të Pakistanit, nga një sulm vetëvrasës afër stacionit të policisë në qytetin Kohat, janë vrarë afro 10 vetë.

Këto ishin sulmet më të reja në valën e sulmeve të militantëve në Pakistan, gjatë disa ditëve.
XS
SM
MD
LG