Ndërlidhjet

Çurkin: Situata ndryshe nga ajo që tha Hyseni



Shefi i misionit të Rusisë në Kombet e Bashkuara, Vitalij Çurkin deklaroi në mbledhjen e KS të KB se deklaratat e ministrit të Jashtëm të Kosovës për përparimin në Kosovë dallohen shumë nga gjendja në teren.

Duke folur pas raportit të sekretarit të përgjithshëm, Çurkin tha se rezoluta 1244 ende mbetet në fuqi dhe me të definohet statusi i Kosovës.

Çurkin gjithashtu i cilësoi si të papranueshme thirrjet e autoriteteve të Prishtinës për reduktimin e misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë.
XS
SM
MD
LG