Ndërlidhjet

Agjentët amerikanë dhe serbë kanë zënë drogë


Raportohet se agjentët e Serbisë dhe të Shteteve të Bashkuara kanë zënë 2,8 tonë të kokainës, që planifikohej të shitej në tregjet evropiane.

Thuhet se droga është zënë në një anije në ujërat ndërkombëtare.

Vlerësohet se vlera e kësaj sasie të kokainës arrinë në 120 milionë euro.

Gazeta beogradase Blic ka raportuar se droga është gjetur në një anije në Atlantik dhe se një numër i personave të dyshuar është arrestuar në atë anije dhe në Serbi. Shumica prej tyre ishin shtetas të Serbisë.

Autoritetet amerikane kundër narkotikëve kanë thënë se grupet e krimit të organizuar e shfrytëzojnë Serbinë si pikë transitore për kokainë dhe heroinë prej Amerikës Jugore për në Evropën Perëndimore.
XS
SM
MD
LG