Ndërlidhjet

logo-print

Kabul: Komisioni i ankesave e publikoi raportin


Komisioni Zgjedhor për Ankesa i Afganistanit, që mbështetet nga Kombet e Bashkuara, sot e ka publikuar raportin lidhur me akuzat për vjedhje të votave dhe ka urdhëruar anulimin e një sasie të votave për të dy kandidatët kryesorë.

Ky komision ka thënë se raportin e ka dërguar edhe në adresë të Komisionit të Pavarur Zgjedhor të Afganistanit dhe ka rekomanduar “që të shpallet e pavlefshme një përqindje e caktuar e votave të secilit kandidat”.

Ky raport u përpilua dy muaj pas zgjedhjeve presidenciale të 20 gushtit, të cilat thuhet se janë përshkruar me vjedhje.

Nëse hetimet e Komisionit të Ankesave përcaktojnë se ka mjaft fletëvotime të vjedhura, që votat për presidentin aktual Hamid Karzai, i zvogëlojnë nën nivelin 50%, atëherë do të mbahet edhe rundi i dytë, në të cilin merr pjesë edhe rivali i tij kryesor, Abdullah Abdullah, ish ministër i jashtëm.
XS
SM
MD
LG